Ndërlidhjet

Sulm në zyret e Save the Children në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët afganë kanë thënë, se të paktën 11 persona janë lënduar në një sulm te zyrat e agjencisë ndërkombëtare për ndihma, Save the Children.

Zëdhënësi i guvernatorit të Provincës Nangarhar, Attaullah Khogyani, ka thënë, se një shpërthim ka ndodhur jashtë zyrave të organizatës në lindje të qytetit, Jalalabad gjatë ditës së sotme.

Disa persona të armatosur kanë hyrë më pas në ndërtesë.

Khogyani ka thënë se janë duke vazhduar përplasjet në mes të sulmuesve dhe forcave të sigurisë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili vjen pasi disa talibanë të armatosur kanë sulmuar një hotel luksoz në Kabul më 20 janar.

Pas përleshjeve në këtë hotel, të paktën 30 persona kanë vdekur, duke përfshirë 14 të huaj.

Save the Children është një nga organizatat më të mëdha në Afganistan, e cila merret me edukimin dhe kujdesin shëndetësor për fëmijët.

XS
SM
MD
LG