Ndërlidhjet

Poloni: Senati e ka miratuar legjislacionin kundërthënës për Holokaustin


Pamje nga një senacë e parlamentit polak
Pamje nga një senacë e parlamentit polak

Senati i Polonisë e ka miratuar legjislacionin kundërthënës, me të cilin rregullohet të shprehurit për Holokaustin, i cili ka për qëllim ta mbrojë imazhin e Polonisë. Ky legjislacion u mirtua përkundër vërejtjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe zemërimit nga ana e Izraelit.

Ky legjislacion, i miratuar mbrëmë vonë me 57 vota për dhe 23 kundër, e dy abstenime, parasheh dënim me burg deri në tri vjet, për çdokend që kampeve të koncentrimit të Gjermanisë naziste u referohet si “kampet polake të vdekjes” ose e akuzon Poloninë për bashkëpunim me krimet e nazistëve.

Ky legjislacion tash pritet të nënshkruhet nga presidenti i Polonisë, i cili e ka mbështetur atë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kërkuar nga Varshava që të hedhet poshtë ky legjislacion, duke thënë se ai e kufizon lirinë e të shprehurit dhe kërkimet shkencore.

Izraeli, po ashtu, ka thënë se legjslacioni paraqet përpjekje për mohimin e involvimit polak në vrasjet e hebrenjëve nga nazistët gjermanë.

XS
SM
MD
LG