Ndërlidhjet

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën, shikim kah e ardhmja


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ekzistojnë modele të ndryshme të marrëveshjes së detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por tha se ky dokument është shikim kah e ardhmja, që duhet të zgjidhë problemet aktuale.

“Ka shumë modele të ndryshme. Jam ithtar i asaj që të mos i ikim zgjidhjes dhe të mos mbajmë konflikte të ngrira. Unë dua të mos kemi probleme dhe problemet tona mos t’ua trashëgojmë fëmijëve. E di se këtë nuk dëshiron ta dëgjojë askush, por është shikim kah e ardhmja dhe qasje e përgjegjshme”, tha Vuçiq për gazetarët në Beograd, transmetojnë mediat serbe.

Sipas tij, disa vende propozojnë modelin e dy Gjermanive, ndërsa të tjera konsiderojnë se Serbia dhe Kosova duhet t'i zgjidhin problemet para nënshkrimit të marrëveshjes.

I pyetur se cilat janë pritjet reale, Vuçiq tha se do të jetë sukses nëse arrihet marrëveshja.

XS
SM
MD
LG