Ndërlidhjet

Gruaja kazake dënohet me burg pasi planifikoi t'i bashkohet IS-it


Kazakistan

Një gjykatë në Kazakistan ka dënuar një grua 30 vjeçe me nëntë vjet burgim, nën akuzat se ka planifikuar t'i bashkohet grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) në Siri.

Gjykata në qytetin Karaghandi tha se e pandehura, e identifikuar vetëm me emrin Zhansaya, është fajtore për përgatitje për t'iu bashkuar IS-it.

Prokurorët thanë se ajo ka planifikuar të udhëtojë në Siri, ku ka synuar të punojë si infermiere për militantët.

Ajo po ashtu është gjetur fajtore për përpjekjet për të bindur një adoleshent për t'iu bashkuar një organizate terroriste.

Gruaja, e cila është arrestuar në shtator, nuk e ka pranuar fajësinë.

Zyrtarët kazakë thonë se qindra qytetarë të Kazakistanit kanë luftuar përkrah Shtetit Islamik dhe militantëve të tjerë në Siri.

XS
SM
MD
LG