Ndërlidhjet

Senati amerikan miraton projektligjin për buxhet


Shtëpia e Kongresit në SHBA, foto nga arkivi
Shtëpia e Kongresit në SHBA, foto nga arkivi

Senati amerikan ka votuar për rihapjen e qeverisë dhe miratimin e marrëveshjes për buxhetin prej 400 miliardë dollarësh, pasi liderët kongresionalë janë përpjekur për të minimizuar efektet e mbylljes së qeverisë.

Marrëveshja ka kaluar me 71 vota në favor të saj dhe tani duhet të kalojë te Dhoma e Përfaqësuesve.

Më 19 janar, qeveria amerikane ishte mbyllur për tri ditë pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes për financim.

Qeveria është hapur më 23 janar, pak kohë pas votimit nga dy dhomat e Kongresit.

XS
SM
MD
LG