Ndërlidhjet

FSB ndalon një ukrainas në Krime pas dyshimeve për spiunim


Foto ilustruese

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), ka njoftuar se ka ndaluar një ukrainas në rajonin e Krimesë që kontrollohet nga Rusia nën dyshimet për spiunim.

Përmes një deklarate më 12 shkurt, FSB ka thënë se
Kostyantyn Davydenko është ndaluar më 11 shkurt.

Davydenko dyshohet që në mënyrë joligjore ka koleksionuar informacion të klasifikuar lidhur me Gardën Kombëtare të Rusisë dhe FSB-së.

Supozohet se ai ka planifikuar të japë këtë informacion tek autoritetet ukrainase.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se Rusia ka burgosur disa ukrainasë, të cilat janë bazuar në akuza të motivuara politikisht prej kur Moska ka marrë nën kontrollin e saj rajonin e Krimesë në mars të vitit 2014.

Në mars të vitit 2017, Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Rusisë të lirojë më shumë se 30 qytetarë ukrainasë, të cilat kanë qenë të burgosur apo nën kushte tjera të privuara nga liria në Rusi, Krime apo pjesë të tjera në lindje të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG