Ndërlidhjet

Egjipt: Janë vrarë 16 militantë gjatë operacionit në Sinaj


Pamje e një automobili të shkatërruar pas një sulmi të ushtrisë së Egjiptit kundër militantëve në Sinaj
Pamje e një automobili të shkatërruar pas një sulmi të ushtrisë së Egjiptit kundër militantëve në Sinaj

Ushtria e Egjiptit thotë se i ka vrarë 16 militantë dhe i ka arrestuar më se 30 të dyshuar, gjatë një operacioni kundër militantëve islamikë në gadishullin e trazuar të Sinajit.

Në njoftimin e mbrëmshëm, ushtria ka theksuar, po ashtu, se i ka shkatërruaar disa caqe, përfshirë bunkerë të fshehtë të armatimit, makina dhe fusha ilegale të drogës.

Në operacionin ushtarak, që ka filluar më 9 shkurt,ishin përfshirë forcat tokësore, detare dhe ajrore.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, i ka urdhëruar forcat e armatosura për t’iu shkaktuar disfatë militantëve në rajon deri në fund të këtij muaji.

Këtë urdhër e ka dhënë në muajin nëntor, pasi nga një sulm të militantëve janë vrarë 311 vetë në një xhami në pjesën veeriroe të Sinajit, që ishte sulmi më vdekjeprurës në historinë moderne të Egjiptit.

Dyshimi për këtë sulm ka rënë në një grup të ndërlidhur me ekstremistët e Shtetit Islamik në Sinaj.

XS
SM
MD
LG