Ndërlidhjet

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman largohet nga detyra


David Schwendiman
David Schwendiman

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale për krime lufte, David Schwendiman është larguar nga detyra.

Përmes një komunikate me shkrim, Zyra e Prokurorit të Specializuar njofton se David Schwendiman është larguar nga detyra për shkak të skadimit të emërimit të tij për afatin e caktuar për tre vite si një Oficer i Lartë për Shërbim të Jashtëm në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Schwendiman do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 31 mars 2018 kur emërimi i tij do të marrë fund.

Përmes një deklarate, ai e bëri të qartë se nuk po jep dorëheqje dhe as nuk po shkarkohet.

“Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj” thuhet në një deklaratë të prokurorit, Schwendiman.

Pas largimit të Schwendiman , Kwai Hong Ip, zëvendësi i tij, do të marrë përsipër detyrën si Prokuror i Specializuar i Përkohshëm që të sigurohet vazhdimësi në punën e filluar.

Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshin periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

XS
SM
MD
LG