Ndërlidhjet

FBI ka qenë e paralajmëruar për sulmuesin në Florida


Nikolas Cruz

FBI konfirmoi se ka qenë e paralajmëruar për adoleshentin, i cili dyshohet se ka kryer sulmin me të shtëna masive në ish-shkollën e tij në Florida.

Nikolas Cruz, i cili është ngarkuar me 17 akuza për vrasje me paramendim, raportohet se ka komentuar një video në YouTube vitin e kaluar, duke thënë: "Do të jem qitës profesionist në shkollë".

Një përdorues i ka alarmuar autoritetet për postimin.

Mësuesit po ashtu kanë qenë të paralajmëruar për Cruzin, i cili nuk është lejuar të hyjë në kampusin e shkollës me çantë shpine, raportojnë mediat amerikane.

“Ka pasur probleme me të vitin e kaluar, pasi ka kërcënuar studentët”, ka thënë Jim Gard, mësues i matematikës.

Zyrtarët e shkollës Stoneman Douglas në Parkland të Floridës nuk kanë treguar se pse është përjashtuar Cruz.

Ai është arrestuar nga policia një orë pas sulmit, i cili ka lënë të vrarë 17 persona dhe të plagosur disa të tjerë.

FBI tha se e ka hetuar komentin në YouTube, porse nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë plotësisht personin që e ka postuar atë.

XS
SM
MD
LG