Ndërlidhjet

Misionet paqeruajtëse në Ukrainë mund të ndikojnë në lehtësimin e sanksioneve për Rusinë


Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, foto nga arkivi

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë se krijimi i një misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në lindje të Ukrainës, mund të lehtësojë një heqje “hap pas hapi” të sanksioneve kundër Rusisë.

Gabriel i ka bërë këto komente gjatë fjalimit të sotëm në konferencën e Mynihut për Siguri.

Ai ka thënë se, “të gjitha mundësitë”, duhet të shqyrtohen për të përfunduar konfliktin në mes të separatistëve pro-rusë dhe forcave të Kievit në lindje të Ukrainës.

Nga viti 2014, në luftimet në këtë zonë kanë vdekur më shumë se 10,300 persona.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkura kanë ndëshkuar Rusinë me një varg sanksionesh, si përgjigje ndaj rolit të Moskës në konflikt, si dhe për aneksimin e Krimesë nga Ukraina.

Zyrtarët e lartë kanë diskutuar për mundësinë e krijimit të një force paqeruajtëse në kuadër të OKB-së, në lindje të Ukrainës, në konferencën e Mynihut.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, ka thënë më 16 shkurt se ai dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje gjatë diskutimeve të tyre në këtë konferencë.

XS
SM
MD
LG