Ndërlidhjet

Pakistan dënon me vdekje vrasësin serik


Një vajzë e vogël duke kërkuar drejtësi për Zainab Ansarin, e cila është dhunuar dhe më pas është vrarë në Pakistan, foto nga arkivi
Një vajzë e vogël duke kërkuar drejtësi për Zainab Ansarin, e cila është dhunuar dhe më pas është vrarë në Pakistan, foto nga arkivi

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar me vdekje, vrasësin serik Iram Ali, të cilin e ka gjetur të fajshëm për vrasjen e tetë fëmijëve, përfshirë 7 vjeçaren, Zainad Ansari, dhunimi dhe vrasja e së cilës ka shkaktuar pakënaqësi kombëtare.

Policia e ka gjetur trupin e vogëlueshes Ansari, në mesin e mbeturinave në disktriktin Kasur, në lindje të qytetit Lahore, katër ditë pasi ishte raportuar për humbjen e saj.

Hetuesit policorë kanë thënë se ka pasur përputhje të analizave të ADN-së, së tetë trupave të vajzave të vrara me vrasësin serik të identifikuar si Imran Ali, 24 vjeçar.

Qindra qytetarë kanë protestuar, pasi ishte gjetur trupi i vogëlushes Zainab, ndërsa dy persona kanë vdekur, pasi policia ka shtënë drejt tyre për të shpërndarë turmën.

XS
SM
MD
LG