Ndërlidhjet

Të mbijetuarit e sulmit në Florida do të protestojnë në Uashington


Parkland, Florida

Të mbijetuarit e të shtënave masive në një shkollë në Florida planifikojnë të protestojnë në Uashington, në përpjekje për të detyruar ligje më të rrepta për armët.

Ngjarja, e titulluar Marshimi për Jetët Tona, pritet të mbahet më 24 mars.

Studentët thanë se shpresojnë që sulmi i 14 shkurtit në shkollën Parlkland në Florida, ku kanë mbetur të vrarë 17 veta, të bëhet “pikë kthese” në debatin për kontrollin e armëve.

Nikolas Cruz, 19 vjeç, ka pranuar se ka kryer sulmin me një pushkë gjysmë-automatike, AR-15, të blerë ligjërisht, ka thënë policia.

Sipas statistikave, mbi 30,000 njerëz vdesin çdo vit në incidente të lidhura me armët në SHBA.

XS
SM
MD
LG