Ndërlidhjet

Ukraina shënon 4-vjetorin e ditës më të përgjakshme në Euromaidan


Protestat e Euromaidanit në Kiev

Ukrainasit shënojnë sot katëvjetorin e ditës më të përgjakshme të protestave pro-evropiane të vitit 2014, të njohura si Euromaidan.

Ceremonitë vjetore përkujtojnë protestuesit që janë vrarë në përleshje me forcat e sigurisë në Kiev.

Lëvizja Euromaidan ka nisur në nëntor të vitit 2013, me tubimin e protestuesve në qendër të Kievit, pasi presidenti i atëhershëm pro-rus i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka thënë se do të shtyjë nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Bashkimin Evropian dhe se do të kërkojë lidhje më të fuqishme me Rusinë.

Prokurorët ukrainas thonë se 104 njerëz janë vrarë në protesta, ndërsa 2,500 janë plagosur.

Protestat kanë përfunduar me largimin e Yanukovychit nga Kievi, më 21 shkurt, 2014.

Ish-presidenti, i cili ka gjetur strehim në Rusi, mohon se ka urdhëruar policinë të hapë zjarr ndaj protestuesve dhe thotë se dhuna ka qenë "operacion i planifikuar" për të rrëzuar qeverinë e tij.

Rënies së Yanukovychit, Moska i është përgjigjur me aneksimin e gadishullut ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe me nxitjen e separatizmiit në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG