Ndërlidhjet

Arrestohet lideri opozitar rus, Aleksei Navalny


Lideri opozitar rus Aleksei Navalny, foto nga arkivi
Lideri opozitar rus Aleksei Navalny, foto nga arkivi

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se është arrestuar nga policia në Moskë.

Navalny ka shkruar sot në Twitter se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga ordinanca e dentistit të tij. Sipas tij, policia i ka kumtuar atij se është i arrestuar. Ai ka thënë se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.

Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë. Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar. Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore.

XS
SM
MD
LG