Ndërlidhjet

Lideri i kurdëve të Sirisë është ndaluar në Pragë


Policia në Çeki, foto nga arkivi
Policia në Çeki, foto nga arkivi

Lideri i rëndësishëm i komunitetit të kurdëve në Siri, Salih Muslim, është ndaluar nga autoritetet çeke, pas një urdhër-kërkimi të Turqisë.

Agjencia e lajmeve në Turqi, Anadolu ka njoftuar se Muslim, ish-bashkudhëheqës i Partisë së Unionit Demokratik, është ndaluar në Pragë më 24 shkurt.

Ende nuk ka pasur komente nga autoritetet çeke për ndalimin e qytetarit sirian, Muslim.

Koalicioni TEV-DEM, të cilit i përket Muslim, ka dënuar arrestimin e tij duke e cilësuar, “akt joligjor”.

Partia e Unionit Demokratik, të cilin Turqia e konsideron “grup terrorist”, është forca kryesore politike e kurdëve në veri të Sirisë.

Muslim është larguar vitin e kaluar nga pozita udhëheqëse e partisë, mirëpo vazhdon të ketë ndikim.

Ankaraja është duke bërë kërkesën për ekstradimin e tij, ndërkohë që gjykata çeke do të vendosë nëse do ta trasferojë atë tek autoritetet turke, ka raportuar Anadolu.

XS
SM
MD
LG