Ndërlidhjet

Gazetari hulumtues sllovak dhe e dashura e tij gjenden të vdekur


Jan Kuciak

Policia në Sllovaki tha se një gazetar hulumtues është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij, së bashku me të dashurën.

Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar, tha se Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës.

Gaspar tha se vrasjet duket se kanë të bëjnë me aktivitetet hulumtuese të gazetarit.

Sllovakia "nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar", tha Gaspar.

Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk.

Raporti i tij i fundit, më 9 shkurt, ka trajtuar një mashtrim të dyshuar me taksa, në lidhje me një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti rreth këtij kompleksi ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, për marrëdhëniet e tij biznesore me një zhvillues pronash. Të dy ata kanë mohuar çdo keqbërje.

XS
SM
MD
LG