Ndërlidhjet

Merkel: Serbia të punojë për zgjidhje kotraktuale për Kosovën


Foto nga konferenca për medie
Foto nga konferenca për medie

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar ne Berlin, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “bisedimet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian mund të jenë të suksesshme me reformat e mëtutjeshme, në domenin e shtetit ligjor dhe në dritën e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën”.

“Për këtë, pjesërisht i jemi kthyer çështjes se si mund të arrijmë deri te korniza ligjore, e zgjidhjes kontraktuale për Kosovën”, ka thënë Merkel.

“Unë nuk e përshkruaj se çfarë duhet të ndodhë lidhur me çështjen e Kosovës, nuk dua të ndajë këshilla, presidenti i Serbisë këtu është aktori kryesor”, ka porositur kancelarja gjermane, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me marrëveshjen ligjore obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka shtuar se duhet zgjidhur një varg çështjesh në rajon dhe ka thënë se Berlini zyrtar “e çmon pjesëmarrjen e presidenti Vuçiq, në prizmin e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Pas bisedimeve në takimin me kancelaren Merkel, Vuçiq ka theksuar se “i ka kuptuar të gjitha porositë” dhe se do të punojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Vuçiq ka thënë se para Serbisë gjendet rrugë “e rëndë” drejt Bashkimit Evropian dhe se duhet të bëhet shumë lidhur me çështjen e kapitujve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe rreth marrëdhënieve me Kosovën.

“I kam thënë që më e rëndësishme është të dashurosh tokën e fëmijëve të tu, sesa tokën e paraardhësve. Serbia është e gatshme për zgjidhje, por zgjidhja është që të dyja palët të humbin diçka”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka thënë ai, “ndoshta është më mirë që që askush të mos jetë i kënaqur”, sepse ekzistojnë mjaft zgjidhje të vështira dhe për Serbinë është e rëndë vetëm ajo zgjidhje me të cilën ajo duhet të jetë humbësi i vetëm.

“E dimë se para Serbisë janë detyra të rënda. Besojmë që mbështetja e Gjermanisë, e cila do të jetë nën udhëheqjen e Angela Merkelit, do të jetë edhe më e fuqishme, për gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Vuçiq.

XS
SM
MD
LG