Ndërlidhjet

Tre astronautë kthehen në Tokë pas gjashtë muajve të misionit në Gjithësi


Astronautët amerikanë, Joe Acaba (majtas) dhe Mark Vande Hei (djathtas), dhe ai rus, Aleksandr Misurkin nga Rusia, pak minuta pasi kanë arritur në Kazakistan.
Astronautët amerikanë, Joe Acaba (majtas) dhe Mark Vande Hei (djathtas), dhe ai rus, Aleksandr Misurkin nga Rusia, pak minuta pasi kanë arritur në Kazakistan.

Tre astronautë janë kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë në Tokë, pas më shumë se gjashtë muajsh të misionit atje.

Ata kanë arritur në stepat e ftohta të Kazakistanit më 28 shkurt.

Astronautët e NASA-s, Joe Acaba dhe Mark Vande Hei, si dhe astronauti rus, Aleksandr Misurkin, janë shfaqur të buzëqeshur derisa kanë dalë nga kapsula e tyre e gjithësisë.

Stafi mjekësor është përkujdesur menjëherë për t’u siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata kanë jetuar në Stacionin e Gjithësisë nga muaji shtator.

Acaba dhe Vande Hei kanë ndihuar në zëvendësimin e disa pjesëve të vjetëruara në stacion.

Vjeshtën e vitit të kaluar, ata po ashtu kanë pasur rastin të bisedojnë me Papa Françeskun, për të diskutuar bukurinë dhe brishtësinë e planetit Tokë.

NASA ka planifikuar dërgimin e Acabe dhe Vande Hein në Hjuston.

Misurkin do të kthehet në selinë e kozmonautëve në Rusi.

Një ekip zëvendësues do të niset nga Kazakistani më 21 mars, për të plotësuar numrin e ekipit të Gjithësisë në gjashtë persona.

XS
SM
MD
LG