Ndërlidhjet

SHBA kërkon hetime nga OKB-ja të sulmeve kimike në Siri


Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

Uashingtoni tha se po përpiqet të nxisë Kombet e Bashkuara që të nisin një hetim të ri të sulmeve me armë kimike në Siri – tre muaj pasi Rusia shkatërroi hetimin e mëparshëm të OKB-së.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, tha se dëshiron që Këshilli i Sigurimit të ngrejë një ekip të ri hetues, që do të përcaktonte se kush qëndron prapa sulmeve kimike në Siri.

Komentet e saj vijnë pas raporteve për përdorim të gazit të klorit në enklavën e Gutas Lindore të Sirisë, në javët e fundit.

Haley tha se shpreson se Këshilli i Sigurimit do të votojë për masën në fillim të javës së ardhshme.

Një hetim i mëparshëm i OKB-së përfundoi në nëntor, pasi Rusia u vuri veto përpjekjeve për të rinovuar mandatin e tij.

Rusia këmbëngul se ky ekip hetues ka qenë i njëanshëm dhe kundër aleatit të saj, presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Damasku thotë se ka hequr dorë nga përdorimi i armëve kimike.

XS
SM
MD
LG