Ndërlidhjet

Vazhdon moti i ftohtë në Evropë, reagon OBSH-ja


Selanik, Greqi

Pjesë të mëdha të Evropës kanë kaluar një natë tjetër të ftohtë, derisa kushtet e motit siberian vazhdojnë të sjellin kaos.

Acari dhe reshjet e dendura të borës kanë mbyllur rrugë, shërbime të trenave dhe shkolla dhe kanë bërë që qindra fluturime të anulohen.

Numri i të vdekurve nga i ftohti në Evropë ka arritur në 55. Nga ta, 21 viktima janë vetëm në Poloni – kryesisht njerëz të pastrehë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se të varfrit, të pastrehët dhe migrantët do të goditen më së keqi nga acari.

“Rreziku më i madh i sëmundjeve nga i ftohti prek të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit që kanë sëmundje kronike”, tha përmes një deklarate OBSH-ja.

XS
SM
MD
LG