Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen 4 anëtarë të dyshuar të IS-it


Policia turke, foto nga arkivi
Policia turke, foto nga arkivi

Policia turke ka arrestuar katër anëtarë të dyshuar të grupit militant Shteti Islamik, si pjesë e një hetimi mbi një sulm të mundshëm ndaj ambasadës së SHBA-së në Ankara, kanë raportuar mediat shtetërore në Turqi.

Ambasada e SHBA-së ka njoftuar në faqen e saj të internetit se do të mbyllet më 5 mars për shkak të një kërcënimi të papërcaktuar të sigurisë.

Agjencia e lajmeve turke, Anadolu tha se policia arrestoi katër të dyshuar më 5 mars- të gjithë shtetas irakianë.

Dy prej tyre u arrestuan në një autobus, teksa po udhëtonin në një autostradë që lidh portin e Detit të Zi të Samsunit në Ankara. Dy të dyshuar tjerë u arrestuan në qytetin Samsun.

XS
SM
MD
LG