Rusia ka propozuar që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë kësaj jave në Etiopi. Të dy diplomatët kanë planikuar udhëtime në Afrikë.
Duke folur më 5 mars, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se dy shtetet është e “nevojshme”, që të bisedojnë për një sërë çështjesh.
Raportet në mes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të tensionuara që prej vitit 2014, kur Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.
Shtetet e Bashkuara akuzojnë Moskën po ashtu për pjesëmarrje në vdekjet “brutale” të civilëve në Goutan Lindore të Sirisë. Më 4 mars, SHBA ka thënë se avionët rusë kanë bombarduar Goutan, enklavë që është nën kontrollin e rebelëve, pavarësisht një armëpushimi të shpallur nga Kombet e Bashkuara.
Rybakov tha se vlerësimi i SHBA-së për situatën në Goutan Lindore “nuk përkojnë me realitetin”.