Ndërlidhjet

SHBA u bën thirrje talibanëve të shqyrtojnë ofertën e Ghanit për paqe


Alice Wells, ndihmëssekretare e Shtetit për çështje të Azisë Jugore dhe Qendrore.

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje talibanëve që të shqyrtojnë seriozisht ofertën e presidentit afgan, Ashraf Ghani, për bisedime për paqe.

Alice Wells, ndihmëssekretare e Shtetit për çështje të Azisë Jugore dhe Qendrore, u tha gazetarëve në Uashington se Gahni nuk kërkon “dorëzimin” e talibanëve, siç ka thënë një zëdhënës i grupit militant.

Ghani ka ofruar një proces të dinjitetshëm, tha ajo.

Në një konferencë ndërkombëtare, javën e kaluar në Kabul, Ghani ka thënë se do t’iu mundësonte talibanëve të grupoheshin si parti politike dhe se ai do të punonte për heqjen e sanksioneve kundër tyre, nëse ata i bashkohen qeverisë në negociatat për paqe.

Talibanët e kanë refuzuar ofertën e Ghanit dhe kanë thënë se do të negociojnë vetëm me SHBA-në, të cilën e kanë quajtur “forcë të huaj pushtuese”.

Talibanët po ashtu insistojnë që forcat e NATO-s të tërhiqen nga Afganistani përpara nisjes së bisedimeve.

SHBA ka refuzuar të tërheqë trupat dhe ka thënë se negociatat duhet të zhvillohen midis talibanëve dhe Kabulit.

XS
SM
MD
LG