Ndërlidhjet

Në Rusi arrestohen katër persona për shitje të dokumentacionit të rremë


Pjesëtarë të policisë ruse, foto nga arkivi
Pjesëtarë të policisë ruse, foto nga arkivi

Policia në Shën Petersburg ka njoftuar se ka arrestuar një grup të burrave rusë, të cilët akuzohen për fabrikimin dhe shitjen e dokumentacionit identifikues të rremë nga një shtet jo ekzistues i Ishujve Karaibe.

Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk, ka thënë se grupi ka prodhuar pasaporta të rreme dhe licenca të veturave, duke i shitur tek punëtorët e huaj që nuk kanë dokumente.

Ato janë lëshuar në emrin e një shteti të imagjinuar, të cilin e kanë quajtur “Mbretëria e Ishullit të Lirë të ASPI”.

Volk ka thënë se grupi ka shitur dokumente me çmime që kanë ndryshuar në mes të 15,000 e 100,000 rublash, apo 26 deri në 1,760 dollarë.

Policia ka ndaluar një 64 vjeçar, i cili është akuzuar për udhëheqje të grupit dhe për faktin se ai ka prenteduar të ketë qenë është konsulli i shtetit të huaj.

Dy burra të tjerë, të moshave 35 dhe 44 vjeçare, janë akuzuar për gjetjen e “klientëve” për të blerë dokumente, ndërsa një tjetër 44 vjeçar është akuzuar për prodhimin e të njëjtave.

Të katër personat janë akuzuar për mashtrim.

XS
SM
MD
LG