Ndërlidhjet

Tusk: BE "nuk dëshiron të krijojë mur" me Mbretërinë e Bashkuar


Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, foto nga arkivi
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, foto nga arkivi

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka insistuar se Bashkimi Evropian nuk “dëshiron ndërtimin të murit”, mirëpo Brexit nënkupton “se do të ecim secili nëpër rrugët tona”.

Tusk ka thënë se kryeministrja britanike, Theresa May ka dëshiruar të demonstrojë “me çdo kusht se Brexit mund të jetë i suksesshëm”, mirëpo ajo pikë nuk ka qenë në objektivin e BE-së.

Ai ka prezantuar draft udhëzimet e BE-së për negociata me Mbretërinë e Bashkuar, për marrëdhëniet mes dy palëve, pas përfundimit të procesit të Brexitit.

Tusk ka thënë se BE-ja dëshiron një marrëveshje “ambicioze dhe të avancuar” të tregtisë së lirë me tarifa zero sa në mallra.

Mirëpo ai ka thënë se “marrëveshja jonë nuk do ta bëjë tregtinë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian më të butë.

Sipas tij marrëveshja do të jetë më e komplikuar dhe më e kushtueshme për të gjithë.

“Kjo është esenca e Brexitit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të shënohej hera e parë në histori që një marrëveshje e tregtisë së lirë, “do të dobësonte dhe jo forconte, marrëdhëniet ekonomike”.

XS
SM
MD
LG