Ndërlidhjet

I dyshuari afgan arrestohet për sulmin me thikë në Vjenë


Vjenë, Austri
Vjenë, Austri

Një afgan është arrestuar në lidhje me sulmin me thikë në Vjenë të Austrisë, në të cilin katër persona janë plagosur rëndë.

I dyshuari, 23 vjeç, është arrestuar menjëherë pasi ka therur një 20-vjeçar, po ashtu afgan, bëri të ditur zëdhënësi i policisë austriake, Patrick Maierhofer.

Ai tha se policia po heton nëse i dyshuari është përgjegjës edhe për therjen e një familjeje austriake, disa orë më parë, në qendër të Vjenës.

Të tre anëtarët e familjes, babai, nëna dhe vajza 17 vjeçe, ashtu si edhe viktima afgane janë në gjendje të rëndë në spital.

Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Maierhofer tha se sulmi nuk duket se është i lidhur me terrorizmin, porse është herët të thuhet ndonjë gjë për motivin e sulmuesit.

XS
SM
MD
LG