Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kryeminstrit sllovak i kërkohet shkarkimi i aleatit më të ngushtë


Pamje nga protestat e mbajtura pas vrasjes së gazetarit, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij në Sllovaki, foto nga arkivi

Kryeministri sllovak, Robert Fico është duke u përballur me një afat të caktuar kohor për të shkarkuar aletatin e tij më të ngushtë apo rrezikon të prishë koalicionin dhe të rrëzojë qeverinë.

Partneri i koalicionit Most-Hid, i ka kërkuar Ficos ta shkarkojë ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak deri më 12 mars.

Qeveria sllovake është lëkundur nga protestat në rrugë, në të cilat është treguar pakënaqësi për mungesën e zhvillimit të hetimeve për vrasjen e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak.

Ai ishte duke hetuar disa raste për mashtrime, duke përfshirë biznismenë të lidhur me politikën dhe krim të organizuar.

Kritikët kanë thënë se Kalinak nuk mund të garantojë hetim të pavarur në rastin e vrasjes së Kuciak dhe të dashurës së tij.

Kalinak është anëtar themelues i partisë së Ficos, Smer.

Në të njëjtën kohë, në marsh ësthtë protestuar edhe për supozimet e një korrupsioni të vazhdueshëm.

Rreth 50,000 persona kanë marshur më 10 mars në Bratisllavë dhe mijëra të tjerë në qytete tjera, duke kërkuar dorëheqjen e kabinetit të Ficos dhe hetim të plotë të vrasjes të gazetarit Kuciak dhe të dashurës së tij.

Vëzhguesit kanë thënë se prishja e koalicionit mund të rezultojë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG