Ndërlidhjet

Putin do të vizitojë Krimenë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Krimenë më 14 mars, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhje presidenciale. Ai do të marrë pjesë në ngjarjet që lidhen me përvjetorin e katërt të refereundimit të kundërshtuar gjerësisht, në rajonin e aneksuar nga Ukraina.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka thënë televizionit rus, Dozhd TV se në këto ngjarje pritet të marrin pjesë mijëra persona.

Qeveria e Putinit morri kontrollin e Krimesë pasi ish-presidenti ukrainas, Viktor Yanukovzch u rrëzua nga pushteti.

Rusia më pas dërgoi trupa në gadishulllin e Detit të Zi dhe më pas orkestroi marrjen nën kontroll të trupave qeveriare dhe mbështeti referendumin për aneksimin e gadishullit të Krimesë.

Në mars të vitit 2017, ligjvënësit rusë vendosën që t’i shtyjnë zgjedhjet presidenciale nga 11 marsi, më 18 mars 2018 - datë që përkon me përvjetorin e ankesimit të Krimesë, ngjarje të cilën Moska e përshkruan si pranim formal i Krimesë në Federatën Ruse.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për rrethanat e mundshme, nën të cilat, Krimeja do t’i kthehej Ukrainës, Putin ka thënë se kthimi i këtij rajoni nën kontrollin e Ukrainës, nuk do të ndodhë kurrë.

“Jeni çmendur”, ka thënë Putin. “Nuk ka rrethanat të tilla dhe kurrë nuk do të ketë”, ka thënë presidenti rus.

Në zgjedhjet presidenciale ruse marrin pesë tetë kandidatë. Por, Putin konsiderohet favorit për të fituar edhe një mandat gjashtë vjeçar.

XS
SM
MD
LG