Ndërlidhjet

Rasti Skripal: May pritet të shpallë masa kundër Rusisë


Kryeministrja e Britanisë, Theresa May.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, pritet të shpallë një sërë masash kundër Rusisë, pasi kjo e fundit nuk e ka përmbushur afatin e saj për të shpjeguar se si një agjent nervor, prodhim rus, është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus në Britani.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për të vrarë Sergei Skripalin dhe vajzën e tij Yulia, në Sallsbëri.

May do të takojë zyrtarë të lartë të inteligjencës, ndërsa më pas do t’iu drejtohet ligjvënësve britanikë.

Moska ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ultimatumit të Briatnisë derisa nuk i jepet qasje në substancën kimike të përdorur në sulm.

Zyra e kryeministres May tha se ajo ka marrë mbështetje nga presidenti amerikan, Donald Trump, me të cilin janë pajtuar gjatë një bisede telefonike se Moska “duhet të ofrojë përgjigje të qarta për atë se si është përdorur agjenti nervor”.

XS
SM
MD
LG