Ndërlidhjet

Shefat e diplomacisë të përkushtuar për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor


Një nga takimet e mëparshme të ministrave të Ballkanit...

Në takimin e sotëm në Sarajevë, ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim më të fuqishëm rajonal, diskutuan përparimin në zbatimin e konkluzioneve nga takimi i Triestës dhe shkëmbyen mendime mbi perspektivën evropiane.

Takimi ishte pjesë e përgatitjeve për Samitin e ardhshëm në Londër mbi Ballkanin Perëndimor.

"Jemi të bindur se takimet e formatit të tillë mund të forcojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe t'i mundësojnë rajonit të flasë me një zë në fushën e interesit të përbashkët, sidomos drejt BE-së", thuhet në konkluzionet e takimit të sotëm.

Kosoava në këtë takim u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

XS
SM
MD
LG