Ndërlidhjet

Mijëra persona largohen nga Guta Lindore


Guta Lindore, 16 mars

Mbi 7 mijë persona janë larguar nga Guta Lindore më 17 mars, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse, duke cituar Qendrën për Pajtim në Siri, një organizëm që udhëheqet nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga rajoni i Gutas Lindore ditëve të fundit për në zonat e kontrolluara nga forcat qeveriare, është cituar të ketë thënë Qendra për Pajtim.

Ndërkaq, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë se të paktn 80 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore ruse në rajonin e Gutas më 16 mars.

Raportimet e fundit të vdekjeve bëjnë që numri i viktimave të arrin në 1,350 vetëm gjatë një muaji ofensivë.

XS
SM
MD
LG