Ndërlidhjet

Ministri gjerman: Rusia, partner i vështirë, por i domosdoshëm


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Rusia do të mbetet partner i vështirë, por i domosdoshëm, pas rizgjedhjes së Vladimir Putinit president, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

"Rezultati i zgjedhjeve në Rusi na ka befasuar aq sa edhe rrethanat e zgjedhjeve", tha Maas, duke shtuar se gara zgjedhore nuk ka qenë plotësisht e drejtë në disa aspekte.

Ai po ashtu tha se është "e papranueshme" që gadishulli i Krimesë ka marrë pjesë në votime.

"Andaj, vlerësojmë se Rusia do të mbetet partner i vështirë. Por, Rusia është po ashtu e nevojshme kur bëhet fjalë për zgjidhjen e konflikteve të mëdha ndërkombëtare. Kjo është arsyeja përse duam të mbetemi në dialog", tha Maas.

Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Lexoni edhe këtë:

Putin edhe gjashtë vjet në krye të Rusisë

XS
SM
MD
LG