Ndërlidhjet

OSBE: Në zgjedhjet në Rusi ka pasur mungesë të “konkurrencës së mirëfilltë”


Michael Georg Link gjatë konferencës së sotme pë shtyp në Moskë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se në zgjedhjet presidenciale në Rusi ka pasur mungesë “të konkurrencës së mirëfilltë”.

“Kufizimet në lirinë themelore të mbledhjes, shoqërimit dhe shprehjes... kanë kufizuar hapësirën për angazhim politik dhe kanë rezultuar në mungesë të konkurrencës së mirëfilltë”, ka thënë Michael Georg Link, koordinator dhe lider i misionit vëzhgues të OSBE-së në Rusi.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, presidenti aktual, Vladimir Putin, ka fituar 76.7 për qind të votave, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi.

Link ka thënë se OSBE ka vlerësuar se zgjedhjet janë organizuar “në mënyrë efikase” nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG