Ndërlidhjet

OKB i kërkon Turqisë të përfundojë gjendjen e jashtëzakonshme


Zeid Ra'ad al-Hussein, komisionar i OKB-së për të drejtat e njeriut.
Zeid Ra'ad al-Hussein, komisionar i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Turqisë që t'i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, të vendosur pas përpjekjes për grushtshtet në korrik të vitit 2016.

Sipas OKB-së, gjendja e jashtëzakonshme ka çuar në shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, por Ankaraja thotë se pohimet e tilla janë "paragjykime dhe të papranueshme".

Zyra për të Drejta të Njeriut e OKB-së tha se që nga puçi i dështuar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar mbi 20 dekrete, të cilat kanë çuar në torturimin e të burgosurve, në mosndëshkim dhe në ndërhyrje në drejtësi.

Turqia duhet "të përfundojë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të rivendosë funksionimin normal të institucioneve dhe sundimin e ligjit", tha Zyra e OKB-së në Gjenevë.

Zeid Ra'ad al-Hussein, komisionar i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha se afro 160,000 njerëz janë arrestuar dhe se 152,000 shërbyes civilë janë pushuar nga puna në 18 muajt e fundit.

Qeveria e Turqisë fajëson klerikun fetar, Fethullah Gulen, për organizimin e përpjekjes për grushtshtet, gjatë së cilës janë vrarë 250 veta.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, e mohon përfshirjen.

Në përgjigje të raportit të OKB-së, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ai përmban "informata të shtrembëruara, të njëanshme dhe të rreme".

XS
SM
MD
LG