Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është përgjegjësi e Prishtinës dhe ne nuk guxojmë dhe nuk mund të ikim nga ky obligim, tha Blerim Shala, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai i bëri këto komente në një debat në Beograd me temën: "Dialogu diplomatik - gjendja dhe perspektiva e dialogut të Brukselit".

"Shpresoj se shumë shpejt do të formojmë grupin punues dhe ky grup me ekipin menaxhues, që e përbëjnë katër serbë, dhe me OSBE-në do të nisë të punojë në Statutin e Bashkësisë apo Asociacionit, ndërsa fjala e fundit do të jepet në nivelin më të lartë në Bruksel, sepse kjo është një çështje politike. Ky Asociacion, kjo Bashkësi do të formohet", tha Shala, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Shala po ashtu tha se është herët të flitet për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve, por shtoi se vetë koncepti i një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore sugjeron se ajo do t'i detyrojë ligjërisht Serbinë dhe Kosovën.

"Llogarisim se normalizimi duhet të jetë vetëm faza e parë e marrëdhënieve, e cila duhet të rrumbullaksohet me pajtimin midis popujve, pajtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë", tha Shala.

XS
SM
MD
LG