Ndërlidhjet

Kina kundërshton ashpër planin amerikan për tarifa të reja


Disa persona duke monitoruar ndryshimet në tregje në Pekin.
Disa persona duke monitoruar ndryshimet në tregje në Pekin.

Kina ka thënë se kundërshton ashpër tarifat e reja të planifikuara nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ato paraqesin “një shembull shumë të keq”, transmeton BBC.

Tarifat në vlerë të 60 miliardë dollarëve në produktet kineze janë bërë të ditura të enjten, si përgjigje ndaj supozimeve për vjedhje të pronës intelektuale nga Kina.

Kina ka thënë se masa të tilla nuk janë “në të mirë të interesit global” dhe i kanë bërë thirrje SHBA-së të mënjanjojë dëmtimin e marrëdhënieve tregtare.

Ky konflikt ka rritur zërat për ndonjë luftë tregtare.

Sipas tarifave të reja është planifikuar që të kufizohen investimet kineze në SHBA.

Ministria kineze e Tregtisë, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për injorim të përpjekjeve për të rritur të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për “shpërfillje të zërave të masave të gjera të industrisë”.

“Ky rast përbën unilaterizëm dhe proteksionizëm tregtar. Kina e kundërshton ashpër këtë gjë”, është thënë në deklaratë.

Po ashtu është thënë se Kina, “nuk dëshiron luftë tregtare, mirëpo nuk është e frikësuar aspak nga një e tillë”.

Ndërkohë sot hyn në fuqi ligji amerikan për importet e çelikut dhe aluminit.

Trump pati thënë se tarifat e reja janë të nevojshme për të sfiduar tregtinë e “padrejtë”.

Kina që është eksportuesi i 11-të i çelikut në SHBA, ka thënë sot se është duke konsideruar masa për “të balancuar humbjet e shkaktuara në interesin e Kinës”.

XS
SM
MD
LG