Ndërlidhjet

SHBA akuzon iranianët për krime kibernetike


Zv/prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Rod Rosenstein
Zv/prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Rod Rosenstein

Autoritetet në SHBA kanë akuzuar 10 iranianë dhe kompani iraniane, për atë që ata e quajnë skemë të hakimit dhe vjedhjes së të të dhënave nga qindra universitete, dhjetra kompani dhe pjesë të qeverisë amerikane. Këto vjedhje, sipas autoriteteve amerikane janë bërë në emër të qeverisë iraniane.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein dhe zyrtarë të tjerë i kanë bërë të ditura këto akuza.

“Për shumë nga këto ndërhyrje, të pandehurit kanë vepruar me urdhrin e qeverisë iraniane dhe në mënyrë të veçantë të Gardës Revolucionare të Iranit”, ka thënë Rosenstein në një deklaratë për media.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se të pandehurit kanë qenë të lidhur me Institutin Mabna, një kompani iraniane, të cilën ata thonë se ka kryer sulme kibernetike për vite të tëra në emër të qeverisë iraniane.

Të pandehurit gjithashtu kanë sulmuar qeverinë dhe rrjete të tjera “në përpjekje për të vjedhur sa më shumë që të mundin” të dhëna, ka thënë Rosenstein.

Sidoqoftë, të pandehurit ka pak gjasa që të ndiqen penalisht në Shtetet e Bashkuara, pasi SHBA-ja nuk ka marrëveshje të esktradimit me Iranin.

XS
SM
MD
LG