Ndërlidhjet

Përshpejtohet largimi i rebelëve nga Guta Lindore


Disa civilë duke u larguar nga Guta Lindore javë më parë, foto nga arkivi
Disa civilë duke u larguar nga Guta Lindore javë më parë, foto nga arkivi

Grupet rebele siriane janë larguar nga disa zona në Gutan Lindore, derisa qeveria rrit përpjekjet për të fituar kontrollin në enklavën jashtë Damaskut.

Autobusët kanë bartur luftëtarët, familjet dhe persona të tjerë që janë larguar nga zona.

Qyteti Duma ka mbetur qyteti i vetëm i kontrolluar nga rebelët.

Evakuimet kanë ndodhur pas një marrëveshje të arritur mes forcave qeveritare dhe grupit rebel, Faylaq al-Rahman.

Tani rreth 70 përqind e territorit të Gutas Lindore është nën kontrollin e qeverisë.

Qindra persona janë vrarë prej kur forcat qeveritare, të mbështetura nga ushtria ruse kanë nisur një ofensivë muajin e kaluar në territorin e kontrolluar nga rebelët.

Në javët e fundit ata kanë ndarë Gutan Lindore në tri zona, duke u bërë presion rebelëve që të negociojnë largimin.

XS
SM
MD
LG