Ndërlidhjet

Rusia dhe Katari zotohen për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve


Preisdenti i Rusisë, Vladimir Putin (djathtas) duke përshëndetur emirin e Katarit,Tamim bin Hamad al-Thani gjatë takimit në Moskë.
Preisdenti i Rusisë, Vladimir Putin (djathtas) duke përshëndetur emirin e Katarit,Tamim bin Hamad al-Thani gjatë takimit në Moskë.

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar në Moskë me liderin e Katarit, në ditën që është raportuar për shumë persona të vdekur në një qendër tregtare në Siberi, si dhe për dëbimin e dhjetëra dipomatëve rusë në shumë vende të botës.

Kremlini ka thënë më 26 mars se emiri i Katari, sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, ka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin vdekjeprurës në Kemerevo në takimin që është diskutuar për “situatën në Siri” dhe “rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha”.

Bisedimet janë zhvilluar pasi Rusia është duke ndihmuar Sirinë në organizimin e evakuimeve masive nga zona e Gutas Lindore dhe është duke negociuar largimin e grupit të fundit rebel nga kjo zonë.

Nga viti 2015, Rusia ka nisur intervenimin në Siri në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Katari ka kërkuar që të thellojë bashkëpunimin me Rusinë, prej kur ka prishur marrëdhëniet me fqinjtë e Lindjes së Mesme, Arabinë Saudite, Egjiptin, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vitin e kaluar.

Në muajin janar, ambasadori i Katarit në Moskë, Fahad bin Mohammed Al-Attiyah, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, TASS se Katari është duke finalizuar një marrëveshje për të blerë sistemet ajrore të mbrojtjes nga Rusia, S-400, hap i cili do të shkelte sanksionet amerikane që shënestrojnë kompanitë ruse të mbrojtjes.

“Ne mund të llogarisim në miqtë tanë rusë, me të cilët kemi marrëdhënie bashkëpunuese, duke ditur se Rusia luan rol të madh në problemet e botës Arabe”, ka thënë al-Thani në fillim të bisedës më Putinin.

Këto shtete pritet të nënshkruajnë një varg marrëveshjesh në çështjet e tregtisë dhe ato humanitare.

XS
SM
MD
LG