Ndërlidhjet

Zjarr në një burg të Venezuelës, 68 të vdekur


Valencia, Venezuelë

Trazirat dhe zjarri në një stacion policor në qytetin Valencia të Venezuelës kanë lënë të vdekur 68 njerëz, thanë zyrtarët qeveritarë.

Kryeprokurori i shtetit, Tarek Saab, tha se hetimet e incidentit kanë nisur menjëherë.

Zjarri raportohet të ketë shpërthyer pasi të burgosurit u kanë vënë flakën dyshekëve, në përpjekje për të ikur.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë familjarët, që kanë rrethuar stacionin pas lajmeve për shpërthimin e zjarrit.

Disa gra dhe fëmijë që po vizitonin të burgosurit, besohet të jenë në mesin e të vdekurve.

XS
SM
MD
LG