Ndërlidhjet

Rusia: Operacioni në Gutan Lindore "pothuajse ka përfunduar"


Pamje të sulmeve në Gutan Lindore javë më parë.
Pamje të sulmeve në Gutan Lindore javë më parë.

Ofensiva e forcave të qeverisë siriane që mbështetet edhe nga Rusia është pothuajse në fundin e saj, pasi rebelët janë mbledhur në vetëm një pjesë dhe kanë braktisur pjesën më të madhe të Gutas Lindore, ka njoftuar sot Moska, transmeton Rueters.

Një zyrtar i grupit, Jaish al-Islam, që është duke kontrolluar pjesën e fundit të Gutas, Duman, ka thënë se grupi është duke zhvilluar negociata me Rusinë lidhur me fatin e këtij qyteti.

Mijëra rebelë kanë pranuar marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Rusia për t’u larguar nga pjesët e tjera të enklavës së bashku me familjet e tyre.

Qeveria ka siguruar transportin për këta rebelë, të cilët janë nisur drejt zonave tjera të Sirisë që kontrollohen nga rebelët.

Përshkallëzimi i ofensivës në Gutan Lindore përbën një nga fushatat më të përgjakshme në luftën shtatëvjeçare të Sirisë, pas sulmeve në Alepo më 2016.

Duke folur në një konferencë për media, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se “operacioni kundër-terrorizmit” në Gutan Lindore i është afruar fundit, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Guta Lindore, qendra e nisjes së pakënaqësive kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad më 2011, deri në muajin e kaluar ka qenë bastioni kryesor i rebelëve afër kryeqytetit sirian, Damaskut.

XS
SM
MD
LG