Ndërlidhjet

Lufta në Siri, Franca mund të bëhet “cak i Turqisë”


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan - foto arkivi.

Turqia tha të premten se zotimi i Francës për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit në veri të Sirisë, që kontrollohet nga forcat kurde, është i barabartë me mbështetje të terrorizmit dhe mund ta shndërrojë Francën në “cak të Turqisë”, raporton Reuters.

Mbështetja franceze për Forcat Demokratike Siriane, që dominohen nga milicia kurde e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), ka zemëruar Ankaranë.

Turqia është duke luftuar milicinë kurde në veri të Sirisë, pasi të njëjtën e konsideron pjesëtare të organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila lufton për autonomi brenda territorit turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Franca ka marrë “qasje plotësisht të gabuar” lidhur me Sirinë dhe shtoi se ka shkëmbyer fjalë të ashpra me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, javën e kaluar.

Zëvëndeskryeministri turk, Bekir Bozdag, tha se çdo grup që i mbështet terroristët, kthehet në cak të Turqisë.

“Ata që fillojnë të bashkëpunojnë dhe solidarizohen me grupet terroriste kundër Turqisë, do të bëhen cak turk, sikurse terroristët”, tha Bozdag në Twitter.

“Ne shpresojmë që Franca të mos marrë një hap të tillë të paarsyeshëm”, shtoi ai.

Lexoni edhe këtë:

Franca ofron ndërmjetësim në konfliktin mes Turqisë dhe kurdëve në Siri

XS
SM
MD
LG