Ndërlidhjet

Guterres kërkon hetim të pavarur për protestat në Gaza


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi përleshjet vdekjeprurëse në Rripin e Gazës në mes të palestinezëve dhe ushtrisë izraelite.

“Guterres dëshiron një hetim të pavarur” për protestat e dhunshme, ka thënë zëdhënësi i tij, Farhan Haq.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një mbledhje urgjente, pas protestave në Gaza, por Këshilli nuk ka dalë me një deklaratë të përbashkët apo me ndonjë veprim, lidhur me këtë ngjarje.

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet në mes të kufirit të Izraelit dhe Rripit të Gazës.

Palestinezët ka javë që po protestojnë, duke kërkuar që ata të kthehen në tokën që tashmë i takon shtetit të Izrraelit.

XS
SM
MD
LG