Ndërlidhjet

Rusia: Mbi 41 mijë rebelë janë evakuar nga Guta


Evakuimet nga Guta.

Mbi 41 mijë rebelë dhe familjet e tyre janë larguar nga Guta Lindore, përderisa forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre po konsolidojnë pushtetin e tyre në këtë rajon, ka thënë një gjeneral rus.

Gjenerali Yuri Yevtushenko ka thënë se anëtarët e grupit Faylaq al-Rahman janë larguar nga Erbin, Jobar, Ein Tamra dhe Zamlak. Ata janë shoqëruar nga forcat e sigurisë siriane, ka thënë ai.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka cituar Yuvetchenko të ketë thënë se shpreson që operacioni i evakuimit të luftëtarëve të Faylaq al-Rahman, do të pasohet nga evakuimi i grupit më të madh rebel, Jaysh al-Islam.

Grupet rebele vazhdojnë të kontrollojnë territor në Gutan Lindore edhe pse zyrtarët ushtarakë rusë dhe sirianë thonë se trupat e tyre kanë marrë kontrollin e 90 për qind të territorit në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG