Ndërlidhjet

Greva e punëtorëve të trenave pritet të shkaktojë probleme të mëdha në Francë


Stacion i metrosë, ilustrim.
Stacion i metrosë, ilustrim.

Operatori kombëtar i trenave në Francë ka paralajmëruar se greva e punëtorëve më 3-4 prill do të shkaktojë ndërprerje të mëdha në këtë shtet dhe gjithë Evropën Perëndimore.

SNCF ka thënë më 1 prill se vetëm 15 përqind e trenave të shpejtë dhe 25 përqind e trenave rajonalë do të funksionojnë gjatë 2 ditëve të grevës.

Sindikatat hekurudhore janë të zemëruara lidhur me planin qeveritar për ristrukturimin e borxhit.

Disa frikësohen se ky është hapi i parë drejt privatizimit, diçka që qeveria kundërshton.

Drejtuesit e trenave dhe stafi tjetër i SNCF-së pritet të nisin grevën si shenjë pakënaqësie ndaj planeve për reformim nga ana e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.

Edhe pjesëtarë të tjerë të stafit, si mirëmbajtësit dhe sektori i energjisë janë duke planifikuar që të mbajnë grevë më 3 prill.

XS
SM
MD
LG