Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Forcat afgane vrasin së paku 15 talibanë


Afganistan

Forcat afgane sulmuan një tubim të talibanëve në provincën Kunduz, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Abdul Hameed Hameedi, zyrtar i policisë lokale, tha se sulmi në qarkun Dasht-i Arçi ka vrarë së paku 15 talibanë dhe ka plagosur dhjetë të tjerë.

Një përfaqësues i këshillit të talibanëve tha se në mesin e të vrarëve ka edhe civilë, por nuk dha më shumë detaje.

Sulmi u bë në kohën kur talibanët zakonisht shpallin ofensivën pranverore, duke i intensifikuar sulmet kundër forcave amerikane dhe qeverisë në Kabul.

Qarku Dasht-i Arçi është kryesisht nën kontrollin e talibanëve qysh në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG