Ndërlidhjet

Familja kineze gjen vajzën e humbur pas kërkimit 24 vjeçar


Flamuri kinez, ilustrim.

Një baba kinez është bashkuar me vajzën e tij pasi kërkimit 24 vjeçar.

Kërkimi i palodhshëm i Wang Mingqing e ka detyruar atë të bëhet taksist në qytetin Chengdu, me shpresën se një ditë e bija mund ta jetë pasagjerja e tij, transmeton BBC.

Vajza e tij e ka kontaktuar me herët gjatë vitit, pasi ka parë një postim në internet.

Familjarët janë takuar sot në një ribashkim emocional.

Një rrëfim i tillë ka përlotur shumë persona në Kinë dhe shumë prej tyre kanë festuar bashkimin.

Vajza e Wangut, Qifeng është zhdukur kur ishte në moshën trivjeçare, bazuar në disa intervista që ajo ka dhënë për mediat kineze.

Ai dhe gruaja e tij kanë shituar pemë dhe perime, derisa në një prej ditëve kur kanë përfunduar punën në rrugë, kanë kuptuar se Qifeng nuk është më bashkë me prindërit.

Ata kanë kaluar vite të tëra duke kërkuar të bijën në qytete të afërta, përmes gazetave dhe kërkimeve online.

Babai i vajzës nuk ka pasur fotografi të Qifeng kur ishte fëmijë, prandaj ka përdorur fotografinë e vajzës tjetër të tij, pasi ato duken të ngjashme.

XS
SM
MD
LG