Ndërlidhjet

Raportohet se Trump nuk është "cak" në hetimet e Muellerit


Presidenti amerikan, Donald Trump, foto nga arkivi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, foto nga arkivi.

Këshilltari Special, Robert Mueller po vazhdon të hetojë nëse presidenti amerikan, Donald Trump ka tentuar të bllokojë hetimin e tij lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, mirëpo ai u ka thënë avokatëve të Trumpit se aktualisht presidenti nuk është “cak” i hetimeve, është njoftuar në raportimet e mediave.

The Washington Post dhe Associated Press, kanë cituar persona “të afërt me këtë diskutim”, të kenë thënë se Mueller e ka informuar ekipin ligjor të Trumpit se ai nuk e sheh presidentin si “cak” momental, duke bërë me dije se ai nuk është kandidat potencial për t’u përballur me akuza penale.

Mirëpo disa media të tjera kanë raportuar se Trump vazhdon të jetë “subjekt” në hetimet e Muellerit.

“Subjekti” në këtë rast përfaqëson sjellen e një personi që përbën interes per hetime, mirëpo prokurorët nuk janë të sigurt nëse kanë mbledhur të dhëna të mjaftueshme për të ngritur padi.

Si the Post ashtu edhe AP, kanë raportuar se statusi i Trumpit mund të ndryshojë në çdo kohë, varësisht asaj se çfarë të dhëna mbledhin hetuesit.

Presidenti Trump ka thënë kohë më parë se ai dëshiron të flasë me ekipin e Muellerit, mirëpo mediat kanë raportuar se avokatët e tij e kanë këshilluar që të mos e bëjë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG