Ndërlidhjet

BE mirëpret riaktivizimin e Ekipit Menaxherial për Asociacionin


Bruksel
Bruksel

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ka mirëpritur njoftimin se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mandatin Ekipit Menaxherial për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Procesi i hartimit ka nisur dhe do të realizohet brenda katër muajsh, thuhet në deklaratën e saj.

Kocijançiq tha se ky hap, i pritur kohë të gjatë, krijon mundësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin, e cila njëherësh është obligim i Kosovës, në kuadër të marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga prilli i vitit 2013 deri në gusht të 2015-ës.

Kocijançiq tha se Bashkimi Evropian do t'i ftojë shefat negociatorë nga Prishtina dhe Beogradi, ekipet e tyre dhe Ekipin Menaxherial, duke përfshirë ekspertë, për të diskutuar në Bruksel dhe për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit të statutit.

XS
SM
MD
LG