Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Britania e shqyrton mundësinë t’u japë Skripalëve “identitete të reja”


Sergei Skripal

Gazeta britanike Sunday Times ka raportuar se shtetit është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i ofrojë identitet të ri ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, dhe t’ua mundësojë të jetojnë në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që t’i mbrojë nga ndonjë sulm tjetër i mundshëm.

Duke situar burime të paidentifikuara, gazeta ka raportuar sot se shërbimi i inteligjecës britanike, ka diskutuar këtë plan me homologët e tyre në CIA.

“Atyre do t’u ofrohen identitete të reja”, është cituar të ketë thënë një burim për gazetën.

“Shteti që do të rivendosen duket se është Amerika sepse ata kanë më pak të ngjarë të vriten aty dhe është më e lehtë që të mbrosh atje njerëz me identitet të ti”, citohet të ketë thënë një burim tjetër i inteligjencës.

Zyra e Jashtme e Britanisë nuk ka komentuar këto raportime të bëra nga Sunday Times.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, u ishin ekspozuar një agjenti të fuqishëm nervor, më 4 mars në Salisbury.

Doktorët kanë thënë se Sergei, 66-vjeç është duke u shëruar dhe “nuk është më në gjendje kritike”. Ndërkaq, shëndeti i vajzës së tij, Yulia është përmirësuar javën e kaluar.

Britania e ka akuzuar Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, të cilin e ka identifikuar si Novichok.

Rusia mohon çdo përfshirje në këtë rast.

XS
SM
MD
LG